Shtetasit nga Kosova dhe Shqipëria kryesojnë në kërkesat për azil në vendet e BE-së

para 48 dite

Shqiptarët dhe kosovarët vazhdojnë të kryesojnë listën e kërkesave për azil në Bashkimin Europian, duke lënë pas vendet e tjera të rajonit të Ballkanit.

Shtetasit nga Kosova dhe Shqipëria kryesojnë në kërkesat për azil në vendet e BE-së

Të dhënat e fundit nga Agjencia Evropiane për Azilin (EUAA) tregojnë një tendencë të vazhdueshme të shtetasve nga këto vende për të kërkuar strehim në BE, me një numër në rritje të kërkesave për azil.

Gjatë muajit shtator 2024, EUAA raportoi 586 kërkesa për azil nga Shqipëria dhe 584 kërkesa për azil nga Kosova.

Këto shifra janë dukshëm më të larta se ato të vendeve të tjera të Ballkanit:

  • Maqedonia e Veriut: 286 kërkesa.
  • Serbia: 252 kërkesa.
  • Bosnja dhe Hercegovina: 252 kërkesa.
  • Mali i Zi: 46 kërkesa.

Në nëntë muajt e parë të vitit 2024, shtetasit shqiptarë nga Shqipëria dhe Kosova kanë paraqitur rreth 5,500 kërkesa për azil në vendet e BE-së. Ndërkohë, rreth 2,700 kërkesa të shtetasve shqiptarë nga viti i kaluar janë ende në pritje të shqyrtimit nga autoritetet e azilit.

Shqiptarët dhe kosovarët zakonisht kërkojnë azil në Itali, Greqi, Francë dhe Gjermani.

Sipas EUAA, gjatë shtatorit 2024, vendet e BE-së morën rreth 84,000 kërkesa për azil nga kombësi të ndryshme, një nivel që mbetet i qëndrueshëm në muajt e fundit. Megjithatë, ky numër është një e treta më i ulët krahasuar me kulmin e kërkesave në vjeshtën e vitit të kaluar.

Numri i çështjeve në pritje të një vendimi të shkallës së parë është rritur në 969,000, shifra më e lartë në tetë vitet e fundit.

më të mirë në BE. Ndërkohë, ngarkesa e lartë me çështje në pritje dhe përballja me pasojat e krizës së Ukrainës sfidojnë sistemin e azilit në Bashkimin Evropian.

Etiketat

Ofertat e fundit