Përmbytet Sllovenia, lumenjtë bartin vetura, njerëzit bllokohen në shtëpi

04.08.2023

Një stuhi e fortë sot herët në mëngjes ka goditur Slloveninë, ku është lëshuar një paralajmërim i kuq për pjesën verilindore, veriperëndimore dhe qendrore të vendit. Uji ka vërshuar rrugëve dhe vala e përmbytjeve po përhapet. Sirena ra sërish në Celje. Të gjithë ata që telefonojnë në numrin 112 këshillohen të qëndrojnë nëpër shtëpi, të shkojnë në […]

Përmbytet Sllovenia, lumenjtë bartin vetura, njerëzit bllokohen në shtëpi Foto: Ilustrim

Një stuhi e fortë sot herët në mëngjes ka goditur Slloveninë, ku është lëshuar një paralajmërim i kuq për pjesën verilindore, veriperëndimore dhe qendrore të vendit.

Uji ka vërshuar rrugëve dhe vala e përmbytjeve po përhapet. Sirena ra sërish në Celje. Të gjithë ata që telefonojnë në numrin 112 këshillohen të qëndrojnë nëpër shtëpi, të shkojnë në katet e sipërme, nëse është e mundur, për t’u kujdesur për sigurinë e tyre. Ajo shtoi se disa prej tyre kanë pritur për më shumë se një orë ndihmë nga helikopteri pa sinjal. Mbrojtja civile ju bën thirrje që të mos kurseni objekte, por në radhë të parë të kujdeseni për jetën tuaj dhe të njerëzve tuaj të dashur.

Në gjysmën e dytë të ditës, pritet të ketë reshje edhe më të mëdha të shiut ndërsa ato do të arrijnë edhe në Bosnje dhe Hercegovinë.

Shumë rrugë në të gjithë shtetin slloven janë të përmbytura dhe të mbyllura për shkak të përmbytjeve, rërës, baltës dhe rrëshqitjeve të dheut. Në disa komuna, banorëve u është kërkuar që të evakuohen në vende të sigurta ose të qëndrojnë në shtëpi.

“Fatkeqësisht, skenari më i keq po realizohet. Pjesë të Gorenjskës, Carinthia dhe Savinjska janë tashmë të prekura nga përmbytjet dhe situata po përkeqësohet për shkak të reshjeve. Në shumë vende, më shumë se 200 litra shi për metër katror ka rënë në vetëm 10 orë”, tha parashikuesi i motit, Rok Nosan.