Francë: Mbi 90 mijë policë mobilizohen për të rritur sigurinë për natën e Vitit të Ri

29.12.2023

Mbi 90 mijë policë në Francë janë angazhuar për të rritur sigurinë në vend në natën e Vitit të Ri. Ministri i Brendshëm francez, Gerald Darmanin, ka thënë se 6 mijë policë do të vendosen në Paris, në vendin që pritet të ketë mbi 1.5 milionë njerëz që marrin pjesë në festime në Champs-Elysees. Tutje, […]

Francë: Mbi 90 mijë policë mobilizohen për të rritur sigurinë për natën e Vitit të Ri Foto: Ilustrim

Mbi 90 mijë policë në Francë janë angazhuar për të rritur sigurinë në vend në natën e Vitit të Ri.

Ministri i Brendshëm francez, Gerald Darmanin, ka thënë se 6 mijë policë do të vendosen në Paris, në vendin që pritet të ketë mbi 1.5 milionë njerëz që marrin pjesë në festime në Champs-Elysees.

Tutje, ministri ka përmendur edhe kërcënime terroriste, për shkak të luftës Izrael-Hamas ndërsa njoftoi se policia për herë të parë do të jetë në gjendje të përdorë dronët për siguri, dhjetëra mijëra zjarrfikës dhe 5000 ushtarë do të angazhohen gjithashtu, shkruan AP.

Ndryshe, në Francë sfida e sigurisë u theksua përpara Lojërave Olimpike të Parisit 2024 si dhe pas vrasjes së një turisti në një sulm me thikë pranë Kullës Eifel më 2 dhjetor.