Dyshohet se shqiptari vrau gruan e tij në Zvicër
Një burrë dyshohet se e ka vrarë gruan e tij të premten në Zvicër. Siç njofton policia zvicerane, gruaja u gjet në banesë në Erlen derisa Policia Kantonale ku dhe u konstatua vdekja e saj. Të premten e 14 prillit, policia kishte pranuar një thirrje nga një burrë se kishte plagosur për vdekje gruan e […]
Një burrë dyshohet se e ka vrarë gruan e tij të premten në Zvicër.
Siç njofton policia zvicerane, gruaja u gjet në banesë në Erlen derisa Policia Kantonale ku dhe u konstatua vdekja e saj.
Të premten e 14 prillit, policia kishte pranuar një thirrje nga një burrë se kishte plagosur për vdekje gruan e tij ku dhe më pas e arrestuan burrin 42-vjeçar nga Maqedonia e Veriut.
Shkaqet e këtij rasti të rëndë ende po hetohen nga ana e organeve të rendit.
Prokuroria publike e ka hapur rastin penal, derisa sipas mediave zvicerane çifti ishte në prag të divorcit.
Nga deklarimi i të afërmve kuptohet se i dyshuari ishte i paaftë për të punuar për shkak të një sëmundje që kishte, përcjell Klankosova.tv
I dyshuari dhe viktima, thuhet se kishin së bashku tri vajza.
Sipas raportimit të Albinfo.ch, bëhet e ditur se bëhet fjalë për një çift bashkëshortor shqiptar nga Maqedonia e Veriut.