Xhaka para ndeshjes me Katarin: Zvicra synon Botërorin më të mirë në histori
Zvicra hyn e motivuar në ndeshjen e parë ndaj Katarit, me kapitenin Granit Xhaka që beson se ekipi ka potencialin për të arritur paraqitjen më të madhe në Kupën e Botës.
Foto: Ilustrim
Kapiteni Granit Xhaka ka deklaruar se përfaqësuesja e Zvicrës është e përgatitur fizikisht dhe mendërisht për të nisur me fitore ndaj Katari, në ndeshjen hapëse të grupit.
“Duam të japim maksimumin në fushë dhe të shijojmë momentin. Kjo është shumë e rëndësishme në futboll,” u shpreh Xhaka, duke theksuar se ekipi është më i bashkuar dhe më i pjekur se në edicionet e kaluara.
Zvicra merr pjesë në Kupën e Botës për herë të gjashtë radhazi, një seri e rrallë në futbollin evropian, por ende synon të thyejë barrierën e fazës së 1/8-ve, ku është ndalur në pesë nga gjashtë turnetë e fundit.
Trajneri Murat Yakin tha se skuadra ka nxjerrë mësime nga turnetë e kaluar dhe tani vjen më me përvojë, me synimin për të nisur fuqishëm kompeticionin dhe për të ecur sa më larg.
