Diaspora thërret protestë para Komisionit Evropian: Kosova ka nevojë për ne

24.10.2023

“Kosova ka nevojë për ne të gjithë”. Kjo është moto e thirrjes së një proteste të mërkurën para Komisionit Evropian në Bruksel. Protesta e thirrur nga Forumi i Shoqatave dhe Intelektualëve Shqiptarë në Belgjikë nis nga ora 14:30, do të jetë paqësore dhe do të mabhet përpara Komisioni Evropian në Bruksel. Përmes një njoftimi u […]

Diaspora thërret protestë para Komisionit Evropian: Kosova ka nevojë për ne Foto: Flags of Kosovo and the European Union Divided Diagonally - 3D Render of the Kosovan Flag and EU Flag with Silky Texture

“Kosova ka nevojë për ne të gjithë”. Kjo është moto e thirrjes së një proteste të mërkurën para Komisionit Evropian në Bruksel.

Protesta e thirrur nga Forumi i Shoqatave dhe Intelektualëve Shqiptarë në Belgjikë nis nga ora 14:30, do të jetë paqësore dhe do të mabhet përpara Komisioni Evropian në Bruksel.

Përmes një njoftimi u bëhet thirrje shqiptarëve në Belgjikë e Evropë që të marrin pjesë, në mënyrë që, siç thuhet, Evropa të mos vazhdojë të promovojë interesat e Serbisë dhe që të mos vazhdojë sikur s’ka ndodhur sulmi terrorist i 24 shtatorit.

“Mobilizimi popullor është mënyra përmes së cilës Diaspora jonë mund të kontribuojë për Kosovën, duke qenë se ajo është banore në Evropë dhe mund të ndikojë te klasa politike evropiane. Prandaj, duhet që protesta të jetë madhështore që instancat e larta evropiane të merren me mbrojtjen e interesave të Kosovës si pjesë e Evropës. Kosova ka nevojë për ne të gjithë!”, thuhet mes tjerash në njoftim.