Austria do të kërkojë fuqi punëtore nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia

  • 05.11.2022
Austria do të kërkojë fuqi punëtore nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia

Vendet e lira të punës në tregun austriak po shënojnë shifra rekorde. Për këtë arsye Austria dëshiron të sjellë punëtorë të kualifikuar nga Evropa Juglindore duke i pajisur me kartonin Rot-Weiss-Rot (Kuq–bardhë-kuq).

Sipas një gazete austriake ‘Kurier’ bëhet e ditur se 123,000 vende të lira pune gjenden aktualisht në tregun e punës në Austri.

Pikërsiht për këtë, agjencia shtetërore “Austrian Business Agency (ABA) po përpiqet të sjellë në Austri specialist të kualifikuar nga Evropa Juglindore. “Ne shohim ende një potencial të madh në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut”, shpjegon drejtori menaxhues i ABA -së, Rene Tritscher.


Sipas Tritscher në këto shtete ka shumë të rinj të trajnuar mirë, veçanërisht në fushën e IT-së dhe elektroteknikës. Përveç kësaj, shumë prej tyre flasin shumë mirë gjuhën gjermane dhe pëlqejnë kulturën austriake. “Qëllimi kryesor është kryesisht rekrutimi i të diplomuarve universitarë dhe integrimi i tyre në tregun austriak të punës”, ka shtuar ai, përcjell albinfo.at

Shefi i AMS-it ka frikë se gjendja në tregun e punës mund të përkeqësohet.

Të mërkurën në mbrëmje, shefi i AMS-it,(Zyra e Punësimit në Austri) Johannes Kopf gjatë një interviste për “ZIB2”, tregun e punës në Austri e parashikon akoma më të zymtë, ku sipas tij do të kërkohet më shumë fuqi punëtore, transmeton albinfo.at.

Duke analizuar tregun e brendshëm të punës, Kopf shpjegoi se shkalla e papunësisë është aktualisht në vlerën më të ulët mujore në 17 vitet e fundit. Megjithatë, kjo ka të ngjarë të ndryshojë së shpejti. Sidoqoftë, papunësia duhet të mbetet e qëndrueshme dhe e ulët në fund të vitit – veçanërisht në krahasim me fundin e vitit të kaluar (Shkaku: Bllokimi nga pandemia) – parashikimi për vitin 2023 tashmë duket disi më i keq.

Johannes Kopf dyshon se shifrat ka mundësi të rriten përsëri në tremujorin e parë të vitit të ardhshëm. Arsyetimi i tij: Tremujori i parë i 2022 ishte “shumë i mirë”. Ai ka “frikë” se në vitin 2023 do t’i duhet të shpallë shifra në rritje të shkallës së papunësisë. Kopf, supozon se do të ketë mungesë, veçanërisht në fushën e punëtorëve të kualifikuar, e cila ka gjasa të vazhdojë edhe në vitet në vijim.

N'minuta
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë