76% e të rinjve duan të largohen nga Kosova

  • 03.04.2022
76% e të rinjve duan të largohen nga Kosova

Nëse trendi vazhdon, një e treta e popullsisë mund të vendosë të largohet nga vendi deri në fund të vitit, transmeton Express.

Sipas të dhënave të fundit në dispozicion, 76 për qind e të rinjve të moshës 16 deri në 25 vjeç dhe 53 për qind e atyre të moshës ndërmjet 26 dhe 60 vjeç dëshirojnë të largohen nga Kosova, shkruan mediumi slloven, Regional Obala, duke e cituar portalin kroat.


Ambasada gjermane në Prishtinë ka pranuar 199,783 aplikime për viza në katër muajt e fundit. 11 për qind e popullsisë së Kosovës ka aplikuar për vizë gjermane nga fillimi i dhjetorit të kaluar deri në fund të marsit. Në mars, ambasada ka pranuar 48,044 aplikime, ndërsa në shkurt vetëm 2,000 më pak. Ambasada gjermane lëshon 500 deri në 800 viza në muaj, ose rreth 5500 në vit.

Ambasadat e vendeve të tjera në Prishtinë pranojnë shumë më pak aplikime. Nga nëntori deri në janar të vitit të kaluar për vizë zvicerane kanë aplikuar 8737 qytetarë të Kosovës, ndërsa në ambasadën kroate nga nëntori deri në mars janë pranuar 1944 aplikime, përcjell Gazeta Express.

Sociologët vënë në dukje një tendencë shqetësuese, duke përmendur situatën ekonomike dhe dëshirën për një arsim më të mirë si arsyet kryesore të largimit nga vendi.

Kosova ka një popullsi prej rreth 1.8 milionë banorë dhe është një nga vendet më pak të zhvilluara në Ballkanin Perëndimor.

N'minuta
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë