24 vjeçarja nga Malisheva humb jetën pasi u godit nga vetura në Itali

22.11.2022

Mediumi italian “La Tribuna” shkruan për vdekjen e 24-vjeçares Blerina Kryeziu nga Kosova. E reja nga Kosova që punonte si kamariere në një restorant në Itali u godit të premten nga një automjet, por, pas tri ditësh qëndrimi në spital, 24-vjeçarja vdiq të hënën. Shtypi italian shkruan se e reja kaloi tri ditë në repartin e kujdesit […]

24 vjeçarja nga Malisheva humb jetën pasi u godit nga vetura në Itali Foto: Ilustrim

Mediumi italian “La Tribuna” shkruan për vdekjen e 24-vjeçares Blerina Kryeziu nga Kosova.

E reja nga Kosova që punonte si kamariere në një restorant në Itali u godit të premten nga një automjet, por, pas tri ditësh qëndrimi në spital, 24-vjeçarja vdiq të hënën.

Shtypi italian shkruan se e reja kaloi tri ditë në repartin e kujdesit intensiv, por të hënën pasdite u konstatua vdekja e saj.

Blerina Kryeziu, 24-vjeçare nga Kosova, punonte si kamariere në restorantin e njohur “da Silvano”, prej më shumë se tre vitesh. E reja ishta martuar prej disa muajsh, vijon raportimi.

Mediumi raporton se të premten, rreth orës 19:00, ajo në këmbë duke ecur përgjatë anës së rrugës, në via San Martino, një rrugë pa ndriçim një veturë e tipit “Nissan” e goditi atë duke e përplasur rreth 10 metra.

Ndërsa, sipas infromacioneve që ka SuharekaOnline bëhet e ditur se 24 vjeçarja e cila u godit nga makina në Itali, ishte nga Komuna e Malishevës.

Poashtu, ajo pas ka lënë nënën, babain, një motër dhe vëllain e saj.