Borë shkakton telashe në disa rrugë të Austrisë e Sllovenisë

20.01.2024

Bora që ka rënë në Corinthia të Austrisë ka shkaktuar kaos nëpër rrugë. Bora që ka rënë në Corinthia të Austrisë ka shkaktuar kaos nëpër rrugë. Si pasojë kanë ndodhur edhe aksidente por që sipas policisë, pa viktima e të lënduar por me dëme relativisht të vogla materiale. Shiu që ka rënë fillimisht ka bërë […]

Borë shkakton telashe në disa rrugë të Austrisë e Sllovenisë Foto: Ilustrim

Bora që ka rënë në Corinthia të Austrisë ka shkaktuar kaos nëpër rrugë.

Bora që ka rënë në Corinthia të Austrisë ka shkaktuar kaos nëpër rrugë. Si pasojë kanë ndodhur edhe aksidente por që sipas policisë, pa viktima e të lënduar por me dëme relativisht të vogla materiale.

Shiu që ka rënë fillimisht ka bërë që shkaktohen ngrica dhe i ka bërë rrugët të rrëshqitshme. Disa rrugë e autostrada janë mbyllur e pengesa ka pasur edhe në qarkullimin e trenave.

E borë ka rënë edhe në Slloveni, pothuajse në tërë vendin. Janë shkaktuar pengesa në qarkullimin e automjeteve ndërsa ekipet mirëmbajtëse janë në terren duke pastruar borën.

Disa pjesë të një autostrade janë mbyllur për shkak të kamionëve të cilët kanë dalë nga rruga e në disa rrugë është ndaluar qarkullimi i kamionëve të rëndë.

Autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve që për të mbërritur në destinacionin e caktuar, të nisen më herët se zakonisht e gjithashtu duhet t’i kenë pajisjet dimërore me vete.

Borë, ngrica e pengesa në qarkullimin e automjeteve ka pasur edhe në vende tjera të Evropës.