Amerikanët vendosën sanksione ndaj industrisë serbe të naftës!
Departamenti i Kontrollit të Pasurive të Huaja ka publikuar listën e përditësuar të personave dhe shoqërive të sanksionuara
Thesari amerikan ka vendosur sanksione ndaj Industrisë Serbe të Naftës (NIS).
Departamenti i Kontrollit të Pasurive të Huaja (OFAC) ka publikuar një listë të përditësuar të personave dhe kompanive të sanksionuara, duke përfshirë edhe industrinë serbe të naftës.
OFAC publikoi një vendim në faqen e tij zyrtare ku thuhet se do të vendosë sanksione dytësore ndaj kompanive që kanë lidhje me kompanitë ruse.
Shtetet e Bashkuara kanë vendosur disa nga sanksionet më të ashpra ndaj industrisë ruse të naftës deri më tani. Sanksionet janë vendosur kundër 180 anijeve, dhjetëra tregtarëve, dy kompanive të mëdha të naftës dhe disa drejtuesve në sektorin rus të naftës, thuhet në dokument.
Sanksionet u futën për shkak të luftës në Ukrainë.