Austri, shqiponja dykrenare shkakton debat në ushtrinë austriake

22.01.2024

Një foto e një ushtari me uniformë austriake duke bërë simbolin e shqiponjës dykrenare ka ngjallur debat në Austri. Ushtari formoi shqiponjën dykrenare. “Udhëzime fillestare dhe lutje me (…) kompaninë e rojeve. Paç fat si ushtar dhe Zoti e bekoftë!”. Kështu ka postuar Famullia Ushtarake Katolike për një foto (tani të fshirë) në Facebook. Mirëpo, […]

Austri, shqiponja dykrenare shkakton debat në ushtrinë austriake Foto: Ilustrim

Një foto e një ushtari me uniformë austriake duke bërë simbolin e shqiponjës dykrenare ka ngjallur debat në Austri.

Ushtari formoi shqiponjën dykrenare.

“Udhëzime fillestare dhe lutje me (…) kompaninë e rojeve. Paç fat si ushtar dhe Zoti e bekoftë!”. Kështu ka postuar Famullia Ushtarake Katolike për një foto (tani të fshirë) në Facebook.

Mirëpo, një detaj i ndjeshëm u anashkalua: në mes të ushtarëve, një ushtar i ri me uniformë formoi me duar shqiponjën dykrenare shumë të diskutueshme të flamurit shqiptar.

Ndonëse simboli nuk është i ndaluar me ligj, forcat e armatosura iu përgjigjën gazetës “Krone” se kanë nisur hetimet e brendshme.