Policia anulon dy tenderë për uniforma operacionale dhe taktike në vlerë të rreth 3 milionë eurove

07.02.2024

Dy tenderë që kapin vlerën e rreth 3 milionë eurove për furnizim me uniforma operacionale dhe uniforma për detyra taktike janë anuluar nga Policia e Kosovës gjatë muajit janar, me arsyetimin se asnjëra nga ofertat nuk ka qenë “e përgjegjshme”.

Policia anulon dy tenderë për uniforma operacionale dhe taktike në vlerë të rreth 3 milionë eurove Foto: Ilustrim

Tenderi për blerjen e uniformave për detyra taktike që u anulua ka pasur vlerën e parashikuar prej 2,809,840.00 euro dhe kanë aplikuar dy kompani, por që sipas dosjes së prokurimit, ofertat e tyre ka qenë të papërgjegjshme.

Vendimi për anulimin e procedurës është marrë me 5 janar, ndërsa procedura ka qenë e negociuar dhe pa publikim të njoftimit të kontratës.

Edhe tenderi për furnizim me uniforma operacionale u anulua me arsyetimin e njëjtë, se asnjëra nga kompanitë nuk ka pasur ofertë të përgjegjshme.

Vlera e parashikuar e këtij tenderi ka qenë 99 mijë euro dhe kanë marrë pjesë katër kompani.