Punë e duarve të arta, edhe këtë vit nxënësit e “Skënder Luarasit” i qepin uniformat vet

15.11.2021

Nxënësit e kësaj shkolle edhe këtë vit po kujdesen për uniformat e nxënësve të klasave të X-ta dhe nxënësve të shkollës profesionale “Abdyl Ramaj”, duke bërë qepjen e tyre. Një gjest ky që duhet duartrokitur e të jetë mësim edhe për të tjerët, ku me këtë rast kursehen kolegët e tyre të dy shkollave deri […]

Punë e duarve të arta, edhe këtë vit nxënësit e “Skënder Luarasit” i qepin uniformat vet Foto: Ilustrim

Nxënësit e kësaj shkolle edhe këtë vit po kujdesen për uniformat e nxënësve të klasave të X-ta dhe nxënësve të shkollës profesionale “Abdyl Ramaj”, duke bërë qepjen e tyre.

Një gjest ky që duhet duartrokitur e të jetë mësim edhe për të tjerët, ku me këtë rast kursehen kolegët e tyre të dy shkollave deri në 50% të mjeteve për blerjen e tyre, ku çdo nxënës do të paguajë vetëm pjesën e materialit, shkruan SuharekaOnline.

Janë këta nxënësit e drejtimit rrobaqepësi (klasa e XII-të) të cilët me duart e tyre të arta po e dëshmojnë punën e tyre profesionale.