Zjarri përfshin disa fusha e male në Suharekë
17.07.2024
Disa vatra zjarri kanë renë në territorin e Suharekës.
Si pasojë e motit ekstrem të nxehtë, zjarret kanë shpërthyer kryesisht në fusha e male.
Ekipet e zjarrfikësve janë mobilizuar dhe kanë arritur që disa prej tyre t’i lokalizonin.
Përveç dëmeve materiale nëpër pemishte, deri tani nuk është njoftuar për të lënduar.