Vjedhet trafostacioni tek Pusi Atit, rrezikohet furnizimi me ujë në Suharekë dhe disa fshatra

19.08.2026

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka njoftuar se gjatë natës së kaluar është vjedhur dhe demoluar trafostacioni elektrik në Stacionin e Pompave në Pusi Atit.

Vjedhet trafostacioni tek Pusi Atit, rrezikohet furnizimi me ujë në Suharekë dhe disa fshatra Foto: Ilustrim

Sipas Muharremajt, trafostacioni furnizonte me energji dy pompa të ujit, të cilat tashmë kanë mbetur jashtë funksionit.

Për pasojë, mund të ketë kufizime në furnizimin me ujë në qytetin e Suharekës dhe në disa fshatra, përfshirë Gelancën, Gjinocin, Leshanin, Terrnjen, Nepërbishtin dhe Shirokën.

Muharremaj ka theksuar se përgjegjësia për menaxhimin e furnizimit me ujë i takon Hidroregjionit Jugor, ndërsa Komuna e Suharekës nuk ka kompetencë direkte në këtë fushë.

Ai ka bërë të ditur se komuna do ta përcjellë situatën nga afër dhe do të ofrojë bashkëpunimin e nevojshëm për tejkalimin sa më të shpejtë të situatës dhe rikthimin e funksionimit të pompave.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More