1.
Therje me thikë në Budakovë, Policia nis hetimet
30.06.2026
Një incident i rëndë është raportuar pasditen e së martës në fshatin Budakovë të Suharekës, ku dyshohet se ka ndodhur një therje me thikë.
Sipas informacioneve fillestare, njësitë e Policisë së Kosovës kanë dalë në vendin e ngjarjes menjëherë pas marrjes së informatës dhe kanë nisur hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.
Deri më tani nuk janë bërë të ditura detaje zyrtare lidhur me numrin e personave të përfshirë, gjendjen e të lënduarve apo motivet që çuan në incident.
Policia pritet të dalë me një njoftim zyrtar pasi të përfundojnë veprimet e para hetimore./Sinjali/
