Temperaturat nuk arrijnë pragun kritik, nesër lirohet qarkullimi për kamionët mbi 20 tonë
Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se gjatë ditës së nesërme nuk do të ketë kufizime të qarkullimit për automjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë.
Sipas njoftimit zyrtar, parashikimet meteorologjike nuk tregojnë temperatura që do të përmbushnin kushtet e përcaktuara në vendimin për zbatimin e kufizimeve të përkohshme të qarkullimit.
Ministria ka bërë të ditur se do të vazhdojë monitorimin e situatës së motit në baza ditore dhe, në rast se plotësohen kushtet për aktivizimin e masave kufizuese, qytetarët dhe operatorët ekonomikë do të njoftohen me kohë.
Vendimi për kufizimin e qarkullimit të mjeteve të rënda zbatohet në raste të temperaturave të larta, me qëllim mbrojtjen e infrastrukturës rrugore dhe sigurinë në komunikacion.
