1.
Suharekë, arrestohet i dyshuari për dhunim
03.10.2024
Numri i rasteve të ngacmimeve, sulmeve e dhunës seksuale në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese. Zakonisht viktima janë vajzat dhe gratë të cilat raportojnë në Polici se janë keqpërdorur seksualisht nga persona të panjohur.
Policia e Kosovës dje me datë 2 tetorë ka arrestuar një person të dyshuar për dhunim.
Sipas Policisë së Kosovës i dyshuari ka kryer veprën penale dhunim me datë 26 shtatorë.
Policia e Kosovës e ka arrestuar të dyshuarin dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.