“Shëndeti i nxënësve tanë prioriteti ynë”, fillojnë vizitat shëndetësore në shkollat e Suharekës

02.05.2023

Sot gjatë ditës së martë ka filluar realizimi i planit për vizitat sistematike shëndetësore të nxënësve në të gjitha SHFMU-të në Komunën e Suharekës. Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare “Rexhep Kuçi” Suharekë në kordinim me Drejtorinë e Arsimit të Komunës së Suharekës, gjatë ditës së martë ka filluar vizitat sistematike shëndetësore të nxënësve, ku sot […]

“Shëndeti i nxënësve tanë prioriteti ynë”, fillojnë vizitat shëndetësore në shkollat e Suharekës Foto: Ilustrim

Sot gjatë ditës së martë ka filluar realizimi i planit për vizitat sistematike shëndetësore të nxënësve në të gjitha SHFMU-të në Komunën e Suharekës.

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare “Rexhep Kuçi” Suharekë në kordinim me Drejtorinë e Arsimit të Komunës së Suharekës, gjatë ditës së martë ka filluar vizitat sistematike shëndetësore të nxënësve, ku sot janë vizituar nxënësit e SHFMU “7 Marsi” në Suharekë raporton SuharekaOnline.

Këto vizita do të organizohën për nxënësit e klasëve: I (parë),V (pestë),IX (nëntë), në të gjitha shkollat fillore të Komunës së Suharekës.

“Qëllimi kryesor i këtyre vizitave do të jetë:

-Vlerësimi i zhvillimit psikofizik të fëmijëve

-Zbulimi i hershëm i sëmundjeve dhe anomalive të ndryshme

-Shëndeti oral, hixhiena orale

-Promovimi i shëndetit dhe edukimi shëndetësor.

Ekipet profesionale të QKMF-së janë të përbërë nga një mjeke familjare, infermiere, një stomatolog dhe teknike stomatologjisë.

“Shëndeti i nxënësve tanë prioriteti ynë”” thuhet në njoftimin e komunës.