Për tre muaj në QKMF-në dhe Urgjencën e Suharekës u realizuan mbi 94 mijë shërbime

05.07.2023

Komuna e Suharekës ka publikuar raportin 3 mujor të punës së Kryetarit të Komunës, Bali Muharremaj dhe drejtorive komunale. Ky raport përfshin realizimin e shumë projekteve të cilat janë caktuar sipas Planit të Punes për këtë vit kalendarik, pra për vitin 2023, për periudhën 3 mujore Janar-Mars 2023. Në raportin e Drejtorisë së Shëndetësisë dhe […]

Për tre muaj në QKMF-në dhe Urgjencën e Suharekës u realizuan mbi 94 mijë shërbime Foto: Ilustrim

Komuna e Suharekës ka publikuar raportin 3 mujor të punës së Kryetarit të Komunës, Bali Muharremaj dhe drejtorive komunale.

Ky raport përfshin realizimin e shumë projekteve të cilat janë caktuar sipas Planit të Punes për këtë vit kalendarik, pra për vitin 2023, për periudhën 3 mujore Janar-Mars 2023.

Në raportin e Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Suharekë për punën tre mujore (janar-mars) figuron edhe numri i vizitave mjekësore në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, Qendrave të Mjekësisë Familjare dhe Ambulantave, raporton SuharekaOnline.

Sipas raportit të kësaj drejtorie, bëhet e ditur se për tre muaj në QMKF-Suharekë janë kryer gjithsej 16.908 vizita, ndërsa në urgjencë janë kryer 19.678 shërbime për qytetarët e Suharekës.

Duke u bazuar në të dhënat e Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Suharekë bëhet e ditur se për tre muaj janë dhënë 11.038 inekcione dhe 4.307 infuzione.