Numri i mjekëve, infermierëve e të tjerëve në QKMF-Suharekë gjatë 3 muajve të parë të 2023’ës

03.07.2023

Komuna e Suharekës ka publikuar raportin tre mujor të punës së Kryetarit të Komunës, Bali Muharremaj dhe drejtorive komunale. Ky raport përfshin realizimin e shumë projekteve të cilat janë caktuar sipas Planit të Punes për këtë vit kalendarik, pra për vitin 2023, për periudhën 3 mujore janar-mars 2023. Në këtë raport është paraqitur edhe puna […]

Numri i mjekëve, infermierëve e të tjerëve në QKMF-Suharekë gjatë 3 muajve të parë të 2023’ës Foto: Ilustrim

Komuna e Suharekës ka publikuar raportin tre mujor të punës së Kryetarit të Komunës, Bali Muharremaj dhe drejtorive komunale.

Ky raport përfshin realizimin e shumë projekteve të cilat janë caktuar sipas Planit të Punes për këtë vit kalendarik, pra për vitin 2023, për periudhën 3 mujore janar-mars 2023.

Në këtë raport është paraqitur edhe puna tre mujore e Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Suharekë, raporton SuharekaOnline.

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF) në Suharekë është Institucion publik parësor shëndetësor, i cili qëllim kryesor ka promovimin, ruajtjen dhe përmirësimin e shëndetit të popullatës.

Aktivitetet realizohen nëpërmes rrjetit të njësive organizative, që përfshinë Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF), Qendra të Mjekësisë Familjare (QMF) dhe Ambulanca të Mjekësisë Familjare (AMF).

Shërbimet shëndetësore janë të bazuara në konceptin e Mjekësisë Familjare, i cili ka synim që të gjithë banorëve t’u ofrojë shërbime shëndetësore gjithëpërfshirës dhe efikase, të bazuar në të dhëna shkencore, përmes caktimit të mjekut familjar, i cili do të jetë portë hyrëse për të gjithë kërkuesit e shërbimeve në sistemin shëndetësor dhe njëherësh pikë referuese për specialistët, konsultantët.

Misioni i QKMF-së është përmirësimi i gjendjes shëndetësore të popullatës, përmes rritjes së vazhdueshme të cilësisë dhe sigurisë së shërbimeve shëndetësore, si dhe kosto-efektivitetit në të gjitha njësitë organizative të QKMF-së.

Ndërsa vizioni i saj është të ketë shërbime shëndetësore cilësore dhe të sigurta në tërë territorin e komunës së Suharekës, të mbështetura në standarde të verifikuara ndërkombëtare.

Por, sa ishte numri i të punësuarve (kuadri) në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Suharekë gjatë tre muajve të parë të vitit 2023.

Në këtë raport ndër tjerash është paraqitur edhe numri i punonjësve në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Suharekë, ku sipas raportit figuron se në muajt janar-mars 2023 në QKMF, numri i përgjithshëm i të punësuarve në QKMF është 145 persona sipas kuadrit.

Prej tyre 16 ishin Specialist të Mjekësise Familjare, 1 Pediatër, 1 Radiolog, 11 Mjeke të Përgjithëshem, 9 Stomatolog dhe tjerët inferimiër dhe staf ndihmës.