Raketa drejt Izraelit, Irani ndërmerr ofensivë të re
Irani ka ndërmarrë një valë sulmesh me raketa ndaj Izraeli, sipas njoftimeve nga Garda Revolucionare Islamike (IRGC) dhe raportimeve të BBC.
Foto: Ilustrim
Sipas IRGC-së, sulmet janë kryer ndaj objektivave izraelite dhe amerikane në rajon, duke u lidhur me vrasjen e gazetarëve libanezë gjatë një sulmi ajror izraelit.
Autoritetet iraniane e kanë cilësuar këtë si një veprim hakmarrës.Nga ana tjetër, ushtria e Izraelit ka bërë të ditur se sistemet e saj të mbrojtjes ajrore janë aktivizuar për të interceptuar raketat e lëshuara.
Sirenat e alarmit janë dëgjuar në disa zona, ndërsa qytetarët janë udhëzuar të strehohen dhe të ndjekin udhëzimet e autoriteteve për sigurinë e tyre.
Situata në rajon mbetet e tensionuar, me frikën për përshkallëzim të mëtejshëm të konfliktit.
