Bizneset Vende Pune Ofertat

Pse nuk u ndërtua fabrika për përpunimin e drurit në Shirokë të Suharekës?

Pse nuk u ndërtua fabrika për përpunimin e drurit në Shirokë të Suharekës?

19.11.2023 Aktuale

Se kush mund t’i marrë në shfrytëzim pronat komunale dhe për sa gjatë mund të shfrytëzohen ato, janë çështje të rregulluara me ligj. Përzgjedhja e shfrytëzueseve të këtyre parcelave të tokës, kalon përmes asamblistëve të komunës, të cilët edhe ligji i njeh si pronar legjitim për këto vendime.

Më pas, kontratat e nënshkruara në mes të komunës dhe personave fizik ose juridik që janë përzgjedhur për t’i shfrytëzuar këto toka të komunës, kanë afate ligjore për kryerjen e obligimeve.

Nëse këto kushte për dhënie në shfrytëzim të parcelës së tokës dhe zbatim të kontratës, nuk përmbushen, përbën shkelje ligjore.

Por, kush e shkeli ligjin në Komunën e Suharekës?

Në vitin 2015, Komuna e Suharekës ka vendosur që t’i japë në shfrytëzim dy parcela të tokës në Zonën Industriale në Shirokë, kompanisë “Tirolspan” SH.P.K për 99 vjet.

Procesi ka kaluar përmes Asamblesë Komunale, ku në seancën e datës 30 janar të atij viti ishte vendosur që “Tirolspan” dhe disa kompanive të tjera t’ua jepnin në shfrytëzim, me qira, tokat e komunës.

Kontrata u nënshkrua një muaj më vonë, më 20 shkurt.

“Tirolspan” sh.p.k me pronarë Armend Kuçin me 10% të aksioneve dhe italianin Ricciar Stella me 90% të aksioneve, e regjistruar në ARBK në dhjetor të vitit 2014, një muaj para se të fitonte të drejtën për të shfrytëzuar parcelat e komunës me qera, kishte premtuar se do të ndërtonin një fabrikë për “Përpunimin e prodhimeve të tekstilit dhe të lëkurës”.

Por, Kuçi ka treguar se aty kishin planifikuar të ndërtonin një fabrikë tjetër.

“Projekti jonë ka qenë një fabrikë për prodhim të drurit”, ka deklaruar ai.

Gazetarja: Çka keni pas me prodhu?
Kuçi: Kena pas me prodhu prodhim të peletit edhe përpunim të drurit të dizajneve 3D”, tha ai.

Në kontratën e nënshkruar në mes të kryetarit të atëhershëm të Suharekës, Sali Asllanaj dhe njërit nga pronarët e kompanisë “Tirolspan”, Armend Kuçin shkruhet se qiramarrësi duhet që brenda një viti, pas nënshkrimit të kontratës, të pajiset me leje të ndërtimit.

Armend Kuçi, pronar i kompanisë “Tirolspan”, në emër të së cilit edhe është nënshkruar kontrata, nuk arriti që të përmbushë këtë kriter. Ai thotë se arriti të marrë vetëm kushtet për aplikim të lejes dhe më pas u ballafaqua me një sëmundje të rëndë.

“Fatkeqësisht në muajin e pestë, me datë nëntëmbëdhjetë të muajit të pestë unë kam pasur një fatkeqësi shëndetësore që më ka ndodh mu, ajo që është që e din krejt Suhareka, jo veç unë e dinë krejt Suhareka, edhe unë u desh me pauzu një kohë goxha të gjatë se nuk jam kanë mirë me shëndetin”, tregon Kuçi për “Betimi për Drejtësi”.

Me leje ndërtimi Kuçi nuk u pajisë kurrë. Por kushtet për ndërtim, ai i kishte pranuar në fund të vitit 2017.

Sipas dokumenteve nga Drejtoria e Urbanizmit në Suharekë, më 5 dhjetor të vitit 2017, pala është pajisur me kushte të ndërtimit, e në këtë dokument bëhet e ditur se zona në të cilën kompania “Tirolspan” ka marrë me qera parcelat e tokës është zonë e destinuar për përdorim vetëm për veprimtari të përpunimit të tekstilit dhe lëkurës. Por, bazuar në dispozitat e planit lejohet edhe përdorimi i paraparë për veprimtari të elementeve nga materialet e plastikës, aluminit dhe drurit.

Si vërejtje theksohet se këto kushte vlejnë për një vit nga data kur janë lëshuar. Vazhdimi i vlefshmërisë së këtyre kushteve mund të bëhet edhe për një vit tjetër, nëse nuk është ndryshuar pjesa e planit urbanistik në bazë të cilit i është lëshuar ky dokument. Pala duhet që një muaj para skadimit të afatit të fillojë procedurën e marrjes së lejes së Ndërtimit, në të kundërtën kushtet nuk janë të vlefshme nëse e kalon afatin një vjeçar dhe pala duhet t’i nënshtrohet riprocedimit.

Për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore, Kuçi thotë se nuk arriti që të përmbushë asnjë nga këto kritere.

“Domethënë prej 2015 deri në janar të 2023-tës unë jam kanë në kontroll të mjekëve në Tiranës që nuk jam kanë gjendje as me punu, as me ba asnjë send”, tregon ai.

Kështu, nuk u përmbush as pika e dytë e nenit të 13 të kontratës e cila flet për obligimet e qiramarrësit, e cila thotë se “Qiramarrësi është i obliguar që t’i përmbahet afatit për ndërtimin e objektit përkatësisht të realizoj programin investiv sipas dinamikës së prezantuar, e më së largu në afat prej dy vitesh, përveç nëse programi investiv i ofruar ka paraparë afat më të gjatë, thuhet në kontratën e nënshkruar në mes të ish kryetarit Sali Asllanaj dhe biznesmenit, Armend Kuçit.

Për më shumë ndiqeni hulumtimin “Kryetari që nuk shkruan por nënshkruan marrëveshje të kundërligjshme”, në KTV.

Sigurimi Internacional

Ofertë speciale
Arrestohet një person gjatë bastisjes në argjendarinë në Prishtinë që lidhet me grabitjen e arit në Suharekë

Arrestohet një person gjatë bastisjes në argjendarinë në Prishtinë që lidhet me grabitjen e arit në Suharekë

Një person është arrestuar gjatë aksionit të bastisjes së Njësisë Speciale Intervenuese  sonte në argjendarinë “Baraku” në Prishtinë.

Në aksionin e ri janë duke u konfiskuar sërish stoli ari, ndërsa brenda lokalit ka hetues policorë dhe zyrtarë doganorë.

Pronari i kësaj argjendarie, Trim Baraku, ishte arrestuar për bashkëpunim me grupin që kryen grabitjen në Suharekë pas një operacioni të gjerë policor.

Pronari i arrestuar po dyshohet se ka bashkëpunuar me grupin kriminal në rastin e grabitjes së arit në vlerë 250 mijë eurove.

Deklarata në gjykatë e Leutrim Cakollit – i dyshuar për grabitjen në Suharekë

Deklarata në gjykatë e Leutrim Cakollit – i dyshuar për grabitjen në Suharekë

I dyshuari Leutrim Cakolli ka mohuar përfshirjen e tij në rastin e grabitjes në Suharekë dhe ka kërkuar nga gjykata caktimin e një mase tjetër siç është arresti shtëpiak.

Bujar Basha, Leutrin Cakolli, Besart Istrefi po dyshohen për veprën penale grabitja ndërkaq Trim Baraku për veprën armëmbajtje pa leje.

I dyshuari Cakolli në seancën e sotme ka deklaruar se ai vullnetarisht është dorëzuar në organet e rend

“Ditën kur jam arrestu, unë vetë jam paraqitur vullnetarisht në Polici dhe i kam dhënë të gjitha provat duke përfshi telefonin, çelësat e veturës, paswordin e telefonit dhe gjërat e tjera dhe kam bashkëpunuar por do të kërkojë që kjo masë të zëvendësohet me arrest shtëpiak. Është hera e parë që bie ndesh me ligjin dhe që jam arrestu dhe kam dalë para Gjykatës”, deklaroi Cakolli në Gjykatën Themelore të Prizrenit.

Edhe mbrojtësi i tij ka kundërshtuar masën e paraburgimit duke theksuar mes tjerash se ai nuk ka ndonjë të kaluar kriminale. Sipas mbrojtësit, Prokuroria kishte dështuar që të argumentojë kërkesën mbi bazën ligjore të paraburgimit.

Më 22 nëntor 2023 ka ndodhur një plaçkitje e armatosur në një argjendari në Suharekës. Në tentativën për ta parandaluar plaçkitjen, është plagosur një polic.

Për zbulimin e autorëve të grabitjes Policia zhvilloi dje një aksion në tri lokacione, në Prishtinë, Fushë Kosovë e Carralevë. Nga ky aksion policor, një polic mbeti i lënduar, e që gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetë, përderisa njëri nga të dyshuarit u neutralizua gjatë zhvillimit të aksionit policor, ndërsa disa të dyshuar u arrestuan.

Ndaj katër të pandehurve Bujar Basha, Leotrin Cakolli, Besart Istrefi dhe Trim Baraku të premten është caktuar 1 muaj paraburgim.

Suharekë, dyshohet se është vrarë njëri nga grabitësit e argjendarisë në Suharekë në një operacion policorë

Suharekë, dyshohet se është vrarë njëri nga grabitësit e argjendarisë në Suharekë në një operacion policorë

SuharekaOnline mëson që gjatë një operacioni policor dyshohet se është vrarë njëri nga grabitësit e argjendarisë në Suharekë.

14:00 Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se në këtë aksion ka mbetur i vrarë Dukagjin Gashi.
I njëjti ka shkëmbyer plumba ndaj policisë së Kosovës gjatë aksionit dhe të njëjtit kanë neutralizuar duke e lënë pa shenja jete.
Në këtë aksion janë arrestuar dy persona të tjerë, ndërsa një tjetër është në arrati. Një polic ka mbetur i plagosur në këmbë.
Po ashtu dyshohet se gjatë operacionit është plagosur edhe një zyrtar i Policisë së Kosovës, i cili është jashtë rrezikut për jetë.

Personi që dyshohet se ka mbetur i vrarë është me inicialet D.G.

Ndryshe, më 22 nëntor ka ndodhur një plaçkitje e armatosur në një argjendari në qytetin e Suharekës. Në tentativën për ta parandaluar plaçkitjen, është plagosur një polic i Kosovës në këmbë, ku janë vjedhur mbi 250 mijë euro ari.

Nga ky incident, përveç një polici të plagosur, kishte mbetur edhe një tjetër i lënduar.

Ditë më parë janë arrestuar tre nga grabitësit e argjendarisë, por njëri u lëshua në mungesë të provave.

Të dy të akuzuarit, A.B dhe F.T, akuzohen për ndihmë në kryerjen e grabitjes së armatosur. Prokuroria ka kërkuar masën e paraburgimit gjatë një seance paraprake në Gjykatën e Prizrenit, ndërsa të akuzuarit janë dërguar në Burgun e Sigurisë së Lartë në Dyz.

FURRA PIZZERIA KOSOVARJA2 Gastronomi Rr.Xhavit Syla Suharek,
Kosovë
“Kolegji AAB” Zyra per Regjistrime Arsim dhe Edukim Rr. “Brigada 123” afer furres Edi,
Kosovë
SuharekaOnline Media Rr. Brigada 123, pn, 23000 Suharekë,
Kosovë
Fabrika e Mobileve "TE NASERI" Prodhim Zona Industriale, Shirokë, Suharekë,
Kosovë
Arkitekturë dhe Dizajn
Architecture/ Interior Design
Suharekë4 vende28 ditë

Fabrika e Mobileve "TE NASERI"

Mobilo shtëpinë deri në 10,000 € me mundësi pagese deri në 36 muaj.

New Born Master

Kualifikohu për KODIN 95 në Maribor-Slloveni për kategorinë C, CE, D!

Fabrika e Mobileve "TE NASERI"

Mobilo shtëpinë sot dhe paguaj me këste deri në 12 MUAJ.
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë