Për herë të parë në Kosovë, mbahet seancë gjyqësore përmes videolidhjes

19.06.2025

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka njoftuar sot se në Kosovë është mbajtur për herë të parë një seancë gjyqësore përmes videolidhjes, një hap i rëndësishëm drejt digjitalizimit dhe modernizimit të sistemit gjyqësor.

Për herë të parë në Kosovë, mbahet seancë gjyqësore përmes videolidhjes Foto: Ilustrim

Kete e ka bërë të ditur vetë Haxhiu përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ku thekson përfitimet e kësaj metode të re të zhvillimit të proceseve gjyqësore.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Haxhiu përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ku thekson përfitimet e kësaj metode të re të zhvillimit të proceseve gjyqësore.

“Për herë të parë në Kosovë, seanca gjyqësore mbahet përmes videolidhjes.

Kjo siguron lehtësim të procesit gjyqësor, siguri dhe efikasitet, dhe shmangë nevojën për transportin fizik të të burgosurve,” ka shkruar ministrja.

Kjo risi konsiderohet një hap i rëndësishëm drejt modernizimit të drejtësisë, duke ofruar siguri më të madhe për palët, kursim të burimeve logjistike dhe shmangie të vonesave, sidomos në rastet kur të akuzuarit ndodhen në paraburgim apo në lokacione të ndryshme.

Videolidhjet gjyqësore janë praktikë tashmë e njohur në shumë vende evropiane dhe implementimi i saj në Kosovë vjen si pjesë e përpjekjeve për përmirësimin e infrastrukturës gjyqësore dhe për rritjen e efikasitetit në sistemin e drejtësisë.

Ministria e Drejtësisë nuk ka dhënë më shumë detaje për lëndën në fjalë, por ka theksuar se kjo është vetëm hapi i parë drejt përdorimit më të gjerë të teknologjisë në procese gjyqësore, veçanërisht në rastet që kërkojnë siguri të lartë apo në situata të jashtëzakonshme.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More