Peqan, arrestohen dy eprsona për Dhunë Familjare, Kanosje dhe Mbajtje të armës pa leje

01.07.2024

SuharekaOnline raporton që në fshatin Peqan të Suharekës janë arrestuar dy persona për Dhunë në familje, kanosje dhe mbajtje të armës pa leje.

Peqan, arrestohen dy eprsona për Dhunë Familjare, Kanosje dhe Mbajtje të armës pa leje Foto: Ilustrim

Arrestohen dy të dyshuar për veprën penale “Dhunë Familjare”,” Kanosje” dhe ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’

Prizren 01 korrik 2024

Me 30.062024 Stacioni Policor Suharekë, ka pranuar informacion se në fshatin Peqan të Suharekës është një rast i dhunës në familje.

Njësitet policore menjëherë i janë përgjigjur rastit duke lokalizuar, identifikuar dhe arrestuar të dyshuarit A..G (viti i lindjes 1956) dhe B..G (viti i lindjes 1990), të cilët dyshohet se pas një mosmarrëveshje familjare, mes të dyshuarave njeri nga ta kishte tentuar ta marr një sopat dhe ta sulmoj.

Sektori i hetimeve të Stacionit Policor ne Suharekë, gjatë hetimit të rastit ka gjetur prova se i dyshuari posedon A G, edhe armë pa leje dhe gjatë kontrollit ne shtëpinë e tije është gjetur dhe sekuestruar ne cilësinë e provave materiale këto armë::

• Një pistoletë kalibër 7.62 mm ,

• Një fishek te kalibrit 7.62 dhe

• Një karikator

Prokurori i shtetit ndaj të dyshuarve ka lëshuar masën e ndalimit për 48 orë dhe ndaj tyre do të ngritët kallëzim penal për veprat penale ‘Dhunë Familjare “ ,‘Kanosje ’’ dhe ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’.