Suharekë, dyshohet se është vrarë njëri nga grabitësit e argjendarisë në Suharekë në një operacion policorë

30.11.2023

SuharekaOnline mëson që gjatë një operacioni policor dyshohet se është vrarë njëri nga grabitësit e argjendarisë në Suharekë. 14:00 Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se në këtë aksion ka mbetur i vrarë Dukagjin Gashi.I njëjti ka shkëmbyer plumba ndaj policisë së Kosovës gjatë aksionit dhe të njëjtit kanë neutralizuar duke e lënë pa shenja […]

SuharekaOnline mëson që gjatë një operacioni policor dyshohet se është vrarë njëri nga grabitësit e argjendarisë në Suharekë.

14:00 Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se në këtë aksion ka mbetur i vrarë Dukagjin Gashi.
I njëjti ka shkëmbyer plumba ndaj policisë së Kosovës gjatë aksionit dhe të njëjtit kanë neutralizuar duke e lënë pa shenja jete.
Në këtë aksion janë arrestuar dy persona të tjerë, ndërsa një tjetër është në arrati. Një polic ka mbetur i plagosur në këmbë.
Po ashtu dyshohet se gjatë operacionit është plagosur edhe një zyrtar i Policisë së Kosovës, i cili është jashtë rrezikut për jetë.

Personi që dyshohet se ka mbetur i vrarë është me inicialet D.G.

Ndryshe, më 22 nëntor ka ndodhur një plaçkitje e armatosur në një argjendari në qytetin e Suharekës. Në tentativën për ta parandaluar plaçkitjen, është plagosur një polic i Kosovës në këmbë, ku janë vjedhur mbi 250 mijë euro ari.

Nga ky incident, përveç një polici të plagosur, kishte mbetur edhe një tjetër i lënduar.

Ditë më parë janë arrestuar tre nga grabitësit e argjendarisë, por njëri u lëshua në mungesë të provave.

Të dy të akuzuarit, A.B dhe F.T, akuzohen për ndihmë në kryerjen e grabitjes së armatosur. Prokuroria ka kërkuar masën e paraburgimit gjatë një seance paraprake në Gjykatën e Prizrenit, ndërsa të akuzuarit janë dërguar në Burgun e Sigurisë së Lartë në Dyz.