E dhimbshme, ndërron jetë personi i lënduar në aksidentin e trafikut në autostradë, Suharekë-Duhël (km i 39).

para 33 dite

Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksidenti në autostradën “Ibrahim Rugova”.

E dhimbshme, ndërron jetë personi i lënduar në aksidentin e trafikut në autostradë, Suharekë-Duhël (km i 39).

Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një kamion, personi i lënduar nga ky aksident ishte transportuar me urgjencë për në spital, por sipas informacioneve të fundit nga Policia, thuhet se ka ndërrua jetë.

“Lidhur me informatën e parë për aksidentin në autostradë, tashmë nga njësia policore është pranuar informata se, ekipi mjekësor ka konstatuar se një person i përfshirë në aksident është pa shenja jete. Trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion”, tha Krasniqi.

Një person i lënduar si pasojë e aksidentit në autostradën “Ibrahim Rugova”, Suharekë-Duhël (km i 39).

Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një kamion, ndërsa personi i lënduar ka kërkuar ndihmë mjekësore.

LEXO EDHE:  Mjegulla dhe ngricat, Policia e Kosovës me apel për shoferët: Vozitni me kujdes të shtuar

Lajmin e kanë konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.

“Rreth orës 14:00, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në autostradë, drejtimi Suharekë-Duhël (km i 39). Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një kamion. Si pasojë e aksidentit një person ka kërkuar ndihmë mjekësore. Njësitet policore janë duke u marrë me aksidentin”, ka thënë për Sinjalin zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi.