Ngjarjet e datës 24 janar
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim ministrin për Çështje Evropiane të Republikës Çeke, Martin Dvořák. (Kabineti i Presidentes, ora 09:15). Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë, vazhdon gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, (Hagë, ora 09:30). Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) dhe Iniciativa e Re Sociale (NSI) […]
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim ministrin për Çështje Evropiane të Republikës Çeke, Martin Dvořák.
(Kabineti i Presidentes, ora 09:15).
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë, vazhdon gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, (Hagë, ora 09:30).
Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) dhe Iniciativa e Re Sociale (NSI) organizojnë konferencën “Dialogu në komunitet për paqe: Përpjekjet e pajtimit në Kosovë” (Hotel “Prishtina”, Prishtinë, ora 09:30).Lidhja Demokratike e Kosovës mban konferencë për medie (Selia e LDK-së, ora 10:00).
Në Shtëpinë e Bardhë shënohet 30 vjetori i fillimit të funksionimit të ambulancave humanitare “Nënë Tereza” në Komunën e Prizrenit (Shtëpia e Bardhë, ora 10:00).
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, mirëpresin në takime bilaterale Ministrin për Çështje Evropiane të Republikës së Çekisë, Martin Dvorak.
(Objekti i Qeverisë, ora 10:30).
Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi dhe ministri për Çështje Evropiane i Çekisë, Martin Dvorak, mbajnë konferencë për medie.
(Ndërtesa e Qeverisë, Press Qendra, ora 11:30).
Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. (Objekti i Qeverisë, ora 12:00).