Nga 1 tetori hyn në fuqi Marrëveshja Kosovë–EFTA, hapen mundësi të reja për eksportet

29.09.2026

Më 1 tetor hyn në fuqi Marrëveshja e Tregtisë së Lirë ndërmjet Kosovës dhe vendeve të EFTA-s – Zvicrës, Norvegjisë, Islandës dhe Lihtenshtajnit.

Nga 1 tetori hyn në fuqi Marrëveshja Kosovë–EFTA, hapen mundësi të reja për eksportet Foto: Ilustrim

Marrëveshja synon të krijojë mundësi të reja për rritjen e eksporteve, investimeve dhe partneriteteve ekonomike, ndërsa përfshin jo vetëm tregtinë e mallrave, por edhe sektorin e shërbimeve, përfshirë teknologjinë e informacionit dhe komunikimit, shërbimet profesionale e biznesore, transportin dhe ndërtimin.

Në vitin 2025, Kosova eksportoi mbi 100.4 milionë euro mallra në vendet e EFTA-s, ndërsa importoi rreth 53 milionë euro, duke regjistruar një bilanc pozitiv tregtar prej 47.4 milionë eurosh. Pjesa dërrmuese e eksporteve, rreth 99.4 milionë euro, ishte drejt Zvicrës.

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit organizoi një sesion informues me bizneset, me qëllim prezantimin e përmbajtjes së marrëveshjes dhe mundësive që ajo ofron për kompanitë kosovare.

Ministrja Mimoza Kusari-Lila tha se të dhënat e deritashme dëshmojnë për potencialin e produkteve kosovare në tregjet e EFTA-s, ndërsa synimi është zgjerimi i mëtejshëm i pranisë së tyre.Në sesion morën pjesë edhe ambasadorja e Zvicrës në Kosovë, Anne Lise Cattin Hennin, dhe drejtori i Përgjithshëm i Doganës së Kosovës, Agron Llugaliu.

Me hyrjen në fuqi të marrëveshjes, institucionet synojnë rritjen e eksporteve, zgjerimin e partneriteteve ekonomike, tërheqjen e investimeve dhe forcimin e pranisë së produkteve “Made in Kosova” në tregjet e EFTA-s.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More