Pat edhe therje të tifozëve të Xhebrailave dhe ishte katrahurë në stadium, por FFK vendos t’ia falë gjysmën e dënimit Prishtinës

23.09.2022

Komisioni për Ankesa – shkalla e dytë në mbledhjen e mbajtur me datë 23.09.2022 shqyrtoi ankesën e FC “Prishtina” me nr Reference 1148/1 atë 13.09.2022 e cila I është kthyer Komisionit për Ankesa – shkalla e dytë nga Komiteti Ekzekutiv për rishqyrtim. Pas shqyrtimit të të gjitha shkresave, argumenteve dhe provave të ofruara, Komisioni për […]

Pat edhe therje të tifozëve të Xhebrailave dhe ishte katrahurë në stadium, por FFK vendos t’ia falë gjysmën e dënimit Prishtinës Foto: Ilustrim

Komisioni për Ankesa – shkalla e dytë në mbledhjen e mbajtur me datë 23.09.2022 shqyrtoi ankesën e FC “Prishtina” me nr Reference 1148/1 atë 13.09.2022 e cila I është kthyer Komisionit për Ankesa – shkalla e dytë nga Komiteti Ekzekutiv për rishqyrtim.

Pas shqyrtimit të të gjitha shkresave, argumenteve dhe provave të ofruara, Komisioni për Ankesa vendosi që të merren masa lehtësuese ndaj FC Prishtinës, dhe ndeshja e radhës të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” me praninë e tifozëve.

Kujtojmë se kryeqytetasit ishin dënuar me dy ndeshje jashtë “Fadil Vokrri” dhe pa praninë e shikuesve, pasi “Plisat” kishin sulmuar “Xhebrailat” në ndeshjen Prishtina-Ballkani, ku pati disa të lënduar dhe të therur, raporton Gazeta Olle.

Vendimi i plotë:

VENDIM

Komisioni për Ankesa – shkalla e dytë në mbledhjen e mbajtur më datë 23.09.2022 pas shqyrtimit të të gjitha shkresave, argumenteve dhe provave shtesë të ofruara ndryshoj pjesërisht vendimin e datë 13.09.2022 , me ç’rast duke u thirrur në nenin 119 pika  C të Rregullores Disiplinore ndaj FC “ Prishtina” , merret masë lehtësuese zhvillimin e  vetëm një ndeshje pa shikues dhe jashtë Prishtinës. Bazuar në këtë vendim FC “ Prishtina “  ndeshjen e radhës do ta zhvilloj në stadiumin “ Fadil Vokrri” dhe me prani të shikuesëve. Masa tjetër e denimit me gjobë prej 1200 eruro mbetet në fuqi.

ARSYETIM
Komisioni për Ankesa – shkalla e dytë, pas shyrtimit të ankesës dhe provave mori këtë vendim bazuar në nenin 119 pika C  të Rregullores Disiplinore. Komisioni për Ankesa ka shqyrtuar përsëri në detaje ankesën e FC “Prishtina”, të datës 16.09.2022 e cila  ju është drejtuar Komitetit Ekzekutiv të FFK-së , I cili  riktheu lëndën në rishqyrtim te Komisioni për Ankesa –shkalla e dytë , lidhur me incidentin e shkaktuar në ndeshjen kampionale të xhiros së pestë ndërmjet Prishtinës dhe Ballkanit zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri“ në Prishtinë me datë 04.09.2022 . Komisioni për Ankesa ka marr parasysh peshën e përgjegjësisë të pranuar nga FC “ Prishtina “ , si dhe zotimin për angazhim se rastet e tilla të parandalohen. FC “ Prsihtina” rikthehet në fushën e saj dhe me publikë që nga ndeshja e radhës dhe bashkë me obligimin për ti respektuar me përpikëri rregullat e organizimit të mirëfillt të ndeshjes . Komisioni për Ankesa i shkallës së dytë, duke u bazuar në neni: 53, paragrafi 1, pika B ku thuhet ”në rast të hedhjes së mjeteve piroteknike, gjesendeve të forta, përleshjes së publikut në mes vete, hyrjes në fushë të publikut, prishjes së permimetrit të sigurisë (pa pasoja në zyrtar dhe pjesëmarrës në lojë) mund t’i shqiptohet dënim me të holla, dënim të fushës, dënim të publikut për përcjellje të ndeshjes (ndeshje pa prezencë të spektatorëve)” vërteton edhe një herë masën e dënimit (gjobë) me të holla 1200 euro nga ana e Komisionit Disiplinor – shkalla e pare e cila mbetet në fuqi.

Këshilla Juridike:
Pala e pakënaqur në këtë vendim ka të drejtë ankese drejtuar Komitetit Ekzekutiv të Federatës së Futbollit të Kosovës në mbrojtje të Rregullores (ligjshmërisë në afatin kohor prej tetë ditëve nga e publikimit të vendimit në web faqen zyrtare të FFK-së.