Xhebrailat me mobilizim total për ndeshjen Ballkani-Cluj, “krejt Suhareka të enjten në Prishtinë”

06.09.2022

Të enjten klubi futbollistik nga Suhareka, Ballkani edhe zyrtarisht zhvillon ndeshjen në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës. Klubi i Ballkanit këtë sezonë ka bërë krenar të gjith futbollin kosovar duke u kualifikuar në Ligën e Konferencës, ku së fundmi pasi mposhti klubin shqiptar të Maqedonisë së Veriut, FC Shkupi, suharekasit u kualifikuan në […]

Xhebrailat me mobilizim total për ndeshjen Ballkani-Cluj, “krejt Suhareka të enjten në Prishtinë” Foto: Ilustrim

Të enjten klubi futbollistik nga Suhareka, Ballkani edhe zyrtarisht zhvillon ndeshjen në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës.

Klubi i Ballkanit këtë sezonë ka bërë krenar të gjith futbollin kosovar duke u kualifikuar në Ligën e Konferencës, ku së fundmi pasi mposhti klubin shqiptar të Maqedonisë së Veriut, FC Shkupi, suharekasit u kualifikuan në fazën e grupeve të kësaj lige.

Ndeshjen e parë në kuadër të kësaj faze, Ballkani e zhvillon të enjten ndaj klubit rumun, CFR Cluj në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Për këtë ndeshje, tifogrupi suharekas “Xhebrailat” kanë paralajmëruar mobilizim total për këtë ndeshje historike të FC Ballkanit.

Xhebrailat kanë theksuar se Ballkani po fillon një nivel tjetër, andaj kanë ftuar të gjithë gjeneratat e vjetra dhe gjeneratat e tanishme që të mërkurën të shkojnë në një mbledhje totale e gjithëpërfshirëse.

Mbledhja mbahet nesër me fillim prej orës 20:00 te Amfitetari i Gjimnazit në Suharekë.

Po ashtu, nga Xhebrilat kanë shtuar se një gjë është e sigurt se krejt Suhareka të enjtën në Prishtinë për të përkrahur klubin e zemrës, Ballkanin.

Njoftimi i plotë i Xhebrailave:

MOBILIZIM TOTAL

MBLEDHJE

Tash po fillojme nje nivel tjeter, andaj ju ftojme te gjitheve juve gjeneratave te vjetra e gjenerata e tanishme qe te merkuren te vini ne nje mbledhje totale dhe gjitheperfshise.

Te merkuren ora 20:00 (Amfiteatri i Gjimnazit)

Nje gje eshte e sigurt krejt Suhareka te enjten ne Prishtine.

Djemt e Brigades,
Besnik Skuadres