Muaji i tretë pa rroga: Punëtorët e Caritasit vazhdojnë punën pavarësisht vështirësive
Punëtorët e Caritasit po hyjnë në muajin e tretë pa paga, por pavarësisht kësaj, ata vazhdojnë të kryejnë detyrat e tyre dhe t’u shërbejnë njerëzve në nevojë.
Foto: Ilustrim
Punonjësit, të cilët çdo ditë angazhohen në ofrimin e ndihmës dhe mbështetjes për familjet dhe personat në nevojë, po përballen me vështirësi financiare për shkak të vonesës së pagave.
Megjithatë, edhe në këto rrethana, puna e tyre nuk është ndalur. Përkushtimi dhe përgjegjësia e tyre ndaj komunitetit po vazhdojnë pavarësisht mungesës së pagave për tre muaj.
Situata ka ngritur shqetësime për trajtimin dhe vlerësimin e punëtorëve, të cilët meritojnë që për punën e tyre të marrin edhe pagën në kohë.
Respekt për të gjithë punëtorët e Caritasit që po vazhdojnë të punojnë me përkushtim, edhe përballë kësaj vështirësie. ❤️🙏
