Mosmarrëveshjet përfundojnë me “grushte” në Prizren e Suharekë, për 24 orë raportohen 4 raste të sulmeve fizike

24.07.2023

Mosmarrëveshjet e ndryshme mes personave janë shkaku që ndodhin sulmet fizike, nga të cilat në shumë raste njerëzit pësojnë lëndime trupore qofshin ato të lehta apo edhe të rënda. Kështu po bëhet e ditur nga Policia e Kosovës, raporton SuharekaOnline. Tri raste të sulmeve fizike janë raportuar në Stacionin Policor në Prizren dhe një tjetër […]

Mosmarrëveshjet përfundojnë me “grushte” në Prizren e Suharekë, për 24 orë raportohen 4 raste të sulmeve fizike Foto: Ilustrim

Mosmarrëveshjet e ndryshme mes personave janë shkaku që ndodhin sulmet fizike, nga të cilat në shumë raste njerëzit pësojnë lëndime trupore qofshin ato të lehta apo edhe të rënda.

Kështu po bëhet e ditur nga Policia e Kosovës, raporton SuharekaOnline.

Tri raste të sulmeve fizike janë raportuar në Stacionin Policor në Prizren dhe një tjetër një Suharekë.

Sipas raportit të Policisë bëhet e ditur se në mesin e viktimave është sulmuar edhe një femër.

Prizren 23.07.2023-22:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një konflikti verbal e ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Pas intervistimit me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.” thuhet në raportin e Policisë.

Poashtu, dy persona të tjerë kanë pranuar tremtan mejkësor pasi që të njëjtit pas një konflikti verbal jana sulmuar fizikisht nga disa persona të tjerë.

Prizren 23.07.2023-13:05. Dy viktimat meshkuj kosovarë kanë pranuar tretman mjekësor pasi që të njëjtit pas një konflikti verbal janë sulmuar nga disa persona tjerë të dyshuar meshkuj. Rasti në procedurë hetimore” thuhet tutje në raport.

Një tjetër mosmarrëveshje ka bërë që katër persona të sulmojnë fizikisht njëri tjetrin, ku prej tyre një person ka pësuar lëndime të lehta trupore. Personat e përfshirë në këtë rrahje janë intervistuar si dëshmitar.

Prizren 23.07.2023 – 04:40. Raportohet për një mosmarrëveshje në mes të katër personave meshkuj kosovarë, ku njëri prej tyre kishte kërkuar tretman mjekësor dhe kishte pësuar lëndime të lehta trupore. Personat e përfshirë janë intervistuar në cilësi të dyshuarve dhe dëshmitarëve. Në konsultim me prokurorin rasti shkon në procedurë të rregullt.” thuhet në raportin e policisë.

Poashtu, rast i ngjashëm si këto raste, është raportuar edhe në policinë e Suharekës, ku pas një mosmarrëveshje tre persona të dyshuar kanë sulmuar fizikisht një tjetër, i cili si pasojë e lëndimeve ka marr edhe tretman mjekësor.

Suharekë 23.07.2023 – 01:20. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se pas një mosmarrëveshje, është sulmuar fizikisht nga tre të dyshuar meshkuj kosovarë. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Rasti ne procedurë hetimore.” thuhet në njoftimin e policisë.