Me çfarë përballen 608 persona me aftësi të kufizuara në Komunën e Suharekës

03.12.2020

Dita Ndërkombëtare e Personave me Aftësi të Kufizuar është shpallur me 3 dhjetor të vitit 1992 nga Asambleja e Kombeve të Bashkuara me qëllim të promovimit të të kuptuarit të çështjeve mbi aftësinë e kufizuar dhe të mobilizimit në përkrahjen për dinjitet, të drejta dhe mirëqene të personave me aftësi te kufizuar. Konventa e Kombeve […]

Me çfarë përballen 608 persona me aftësi të kufizuara në Komunën e Suharekës Foto: Ilustrim

Dita Ndërkombëtare e Personave me Aftësi të Kufizuar është shpallur me 3 dhjetor të vitit 1992 nga Asambleja e Kombeve të Bashkuara me qëllim të promovimit të të kuptuarit të çështjeve mbi aftësinë e kufizuar dhe të mobilizimit në përkrahjen për dinjitet, të drejta dhe mirëqene të personave me aftësi te kufizuar.

Konventa e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara, parasheh se për t’u mundësuar personave me aftësi të kufizuara që të jetojnë në mënyrë të pavarur dhe që të marrin pjesë plotësisht në të gjitha aspektet e jetës.

Edhe në Kosovë ekziston ligji për këtë kategori të personave, ligj ky i cili ka për qëllim përkrahjen ligjore dhe institucionale për aftësimin, riaftësimin, nxitjen dhe përgatitjen profesionale për punësim të përshtatshëm për personat me aftësi të kufizuar duke u mbështetur në principet dhe tretmanin e mundësive të barabarta përfshirë edhe mundësitë gjinore.

Sipas Agjensionit të Statistikave në Kosovë të TM3 2020 ku përfshihet muaji korrik, gusht dhe shtator, bëhet e ditur se në Komunën e Suharekës janë mbi 600 persona me aftesi të kufizuar, ndërsa numri i familjeve në këtë komunë që kanë fëmijë të kësaj kategorie është rreth 61, shkruan SuharekaOnline.

Në ligjin Nr. 03/L-019 në mbështetje të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, KREU IV, Neni 8 personave me aftësi të kufizuar u jep të drejtën në aftësim, riaftësim profesional sipas kushteve të përgjithshme të përcaktuar me këtë ligj.

Në Komunën e Suharekës personat me aftësi të kufizuar kanë probleme në vet institucionet shtetërore, ku në shumicën prej tyre e kanë të pamundur çasjen në objektet e këtyre institucioneve e deri tek punësimi.

Një vështirësi të tillë kjo kategori mund ta hasë edhe në disa shkolla të komunës, ku siç e dimë objekti i gjimnazit “Jeta e Re” në Suharekë nuk ka hyrje të veçantë për personat me aftësi të kufizuar, duke filluar nga hyrja kryesore e shkollës e cila nuk ka vend të pjerrët.

Objekti i Komunës së Suharekës ofron çasje për personat me aftësi të kufizuar vetëm në katin e parë të këtij objekti, por jo edhe në katet tjera ku gjenden zyra e kryetarit të komunës dhe të drejtorive.

Megjithatë, në Komunën e Suharekës ka filluar të mendohet për krijimin e hapësirave për këta persona, ku së fundmi krahas parkingjeve të reja të ndërtuar në lagjen “Fidanishtja” ku është menduar edhe për këtë kategori.

Një çasje më të lehtë këta persona mund ta kenë edhe në parkun e qytetit i cili veçmas shkallëve ka edhe hyrjen për këtë kategori.

Gjithashtu, shqetësuese mbetet edhe mos punësimi i këtyre personave ku sipas ligjit LIGJI Nr. 03/L-019 kësaj kategorie u jep të drejtën për punësim.