Mbi 11 mijë raste aktive me COVID-19 në Kosovë, Suhareka drejt zonës së gjelbër

18.12.2020

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se gjatë ditës së enjte janë identifikuar 453 raste pozitive me COVID-19. IKSHPK-ja ka bërë të ditur se dje në Komunën e Suharekës janë identifikuar 7 raste të reja me COVID-19, njofton SuharekaOnline. IKSHPK-ja gjithashtu ka bërë të ditur se gjatë ditës së enjte janë regjistruar […]

Mbi 11 mijë raste aktive me COVID-19 në Kosovë, Suhareka drejt zonës së gjelbër Foto: Ilustrim

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se gjatë ditës së enjte janë identifikuar 453 raste pozitive me COVID-19.

IKSHPK-ja ka bërë të ditur se dje në Komunën e Suharekës janë identifikuar 7 raste të reja me COVID-19, njofton SuharekaOnline.

IKSHPK-ja gjithashtu ka bërë të ditur se gjatë ditës së enjte janë regjistruar 8 viktima, dy në Suharekë.

Ndryshe, gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 483 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 35.439 raste, kurse numri i rasteve aktive është 11.280.

Ndërsa, numri total i rasteve pozitive është 47.952 raste nga 168.211 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.233 raste të vdekjes.

Sot (e premte) janë bërë një javë që kur Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar për kategorizimin e ri të komunave sipas rrezikshmërisë së infektimit nga COVID-19.

Sipas masave aktuale kategorizimi i komunave ndahet në tri zona: zonën e kuqe ku shënohen mbi 150 të infektuar brenda javës në 100.000 banorë, zonën e verdhë me 70 – 150 të infektuar brenda javës në 100.000 banorë dhe zonën e gjelbër deri në 70 të infektuar brenda javës në 100.000 banorë.

Sipas këtij kategorizimi Komuna e Suharekës aktualisht renditet në zonën e verdhë ku sipas javës që lam pas ishin shënuar 56 raste në rreth 60 mijë banorë rezident që ka, shkruan SuharekaOnline.

Nga e premta e javës së kaluar deri më sot (e premte) në Komunën e Suharekës janë shënuar 30 raste të reja me COVID-19, e që sipas analizës së situatë dhe duke llogaritur që nuk do të ketë ndryshim të masave, brenda kësaj jave Komuna e Suharekës mund të renditet në zonën e gjelbër.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More