Kurti dhe Abdixhiku takohen nesër në Kuvend për formimin e institucioneve
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, do të takohen nesër në orën 18:00 në Kuvendin e Kosovës.
Takimi pritet të zhvillohet në kuadër të përpjekjeve për arritjen e një marrëveshjeje për konstituimin e institucioneve të reja shtetërore.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa.
Ndërkohë, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, e ka refuzuar ftesën e Kurtit, duke deklaruar se PDK-ja ka vendosur të qëndrojë në opozitë.
Edhe kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, e ka refuzuar takimin, duke thënë se partia e tij nuk ka interes të bëhet pjesë e qeverisë së re. Gjini ka bërë të ditur se Aleanca mund të ndihmojë në themelimin e institucioneve nëse plotësohen gjashtë kërkesat e saj.
Takimi Kurti–Abdixhiku pritet të jetë një nga zhvillimet kryesore në përpjekjet për zhbllokimin e procesit të formimit të institucioneve.
