Kryetari Muharremaj nderohet me flamurin e Policisë së Kosovës nga Komandanti Afrim Sylaj

15.06.2024

Në një shenjë të rëndësishme e bashkëpunimit të suksesshëm mes policisë dhe qytetarëve, Stacioni Policor në Suharekë, nën drejtimin e Komandantit Afrim Sylaj, i dha Flamurin e Policisë së Kosovës z. Bali Muharremaj. Cermonia u bë më e veçantë pasi u zhvillua më 13 Qershor, në ditën e festës më të rëndësishme të komunës.

Kryetari Muharremaj nderohet me flamurin e Policisë së Kosovës nga Komandanti Afrim Sylaj Foto: Ilustrim

Dhënia e këtij flamuri është një njohje e kontributit të Kryetarit Muharremaj në forcimin e marrëdhënieve pozitive mes policisë dhe komunitetit.

Gjestet e tij të vazhdueshme kanë ndihmuar në ndërtimin e besimit të publikut ndaj punës së policisë dhe kanë inkurajuar bashkëpunimin e hapur.

Në fjalën e tij pranimit të flamurit, Muharremaj shprehu falënderimin e thellë për këtë nderim të lartë. Ai theksoi se bashkëpunimi i ngushtë mes qytetarëve dhe policisë është thelbësor për të krijuar një mjedis më të sigurtë për të gjithë.

Dhënia e Flamurit të Policisë është lavdërim jo vetëm për z. Muharremaj, por edhe për Policinë e Kosovës në Suharekë. Kjo njohje forcon idenë se bashkëpunimi i fuqishëm mes policisë dhe qytetarëve është thelbësor për të ndërtuar një Kosovë më të sigurtë.

https://www.facebook.com/balimuharremaj1/posts/pfbid02An4icbMbx9cw9UebzkR4uhoBoXCLg5HUTkY4opjkh1QvMvQk5jeYs9kREbNFvx4ql
Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More