Kryetari i Komunës takon kryetarët e fshatrave, zhvillohen diskutime për buxhetin dhe investimet

para 31 dite

Në sallën e Kuvendit të Komunës së Suharekës u zhvillua sot një takim i rëndësishëm midis Kryetarit të Komunës, përfaqësuesve të ekzekutivit komunal dhe kryetarëve të fshatrave të ndryshme.

Kryetari i Komunës takon kryetarët e fshatrave, zhvillohen diskutime për  buxhetin dhe investimet

Gjatë takimit, një theks i veçantë iu vu rëndësisë së pjesëmarrjes aktive të kryetarëve të fshatrave dhe bashkëpunimit të ngushtë mes tyre dhe administratës komunale. Qëllimi kryesor ishte të sigurohej që investimet komunale të ardhshme të jenë në përputhje me nevojat reale të qytetarëve në të gjitha zonat e komunës.

Kryetari i Komunës, në fjalën e tij, riafirmoi angazhimin e plotë të komunës për një proces buxhetor transparent dhe gjithëpërfshirës. Ai siguroi kryetarët e fshatrave se çdo kërkesë dhe propozim i tyre do të shqyrtohet me seriozitet, duke marrë parasysh mundësitë buxhetore të komunës.

Ky takim shërben si një hap pozitiv drejt një qeverisjeje më të afërt me qytetarët dhe adresimit efektiv të sfidave dhe prioriteteve të komuniteteve të ndryshme brenda komunës së Suharekës.

Etiketat

Ofertat e fundit