KPF në Suharekë shqyrton gjashtë pika të rendit të ditës
Është mbajtur mbledhja e 9-të e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa (KPF) të Komunës së Suharekës, ku janë shqyrtuar gjashtë pika të rendit të ditës.
Foto: Ilustrim
Në këtë mbledhje janë shqyrtuar:
-Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;
-Shqyrtimi i projekt-vendimit për miratimin e të hyrave dhe të dalurave të Buxhetit të Komunës së Suharekës për vitin 2027;
-Shqyrtimi i projekt-vendimit për formimin e komisionit për zbatimin e procedurave dhe vlerësimin e ofertave për dhënien në shfrytëzim afatgjatë të pronës së paluajtshme të Komunës;
-Shqyrtimi i projekt-vendimit për formimin e komisionit për zbatimin e procedurave dhe vlerësimin e ofertave për dhënien në shfrytëzim afatgjatë të pronës së paluajtshme të Komunës;
-Shqyrtimi i projekt-vendimit për caktimin e lokacionit për Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV);
-Shqyrtimi i raportit për mbikëqyrjen dhe monitorimin e kontratave për pronat publike për periudhën janar-qershor 2026.
Pas shqyrtimit dhe diskutimit të pikave të rendit të ditës, ato do t’i procedohen Kuvendit Komunal për shqyrtim dhe miratim në mbledhjen e radhës.
