Kërkohet interpretimi i Kushtetutës për zgjedhjen e Presidentit

05.03.2026

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka njoftuar se i janë drejtuar Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës për të kërkuar vlerësimin e kushtetutshmërisë së procedurës për zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Kosovës.

Kërkohet interpretimi i Kushtetutës për zgjedhjen e Presidentit Foto: Ilustrim

Sipas saj, përmes kësaj kërkese është kërkuar gjithashtu që Gjykata të vendosë një masë të përkohshme, e cila do të pezullonte afatin kushtetues që lidhet me procedurën e zgjedhjes së Presidentit, deri në publikimin e aktgjykimit përfundimtar nga Kushtetuesja.

Haxhiu bëri të ditur se lidhur me këtë zhvillim është njoftuar edhe Presidentja e vendit, Vjosa Osmani-Sadriu. Sipas saj, qëllimi i kërkesës është që të sqarohet përfundimisht interpretimi kushtetues i procedurës për zgjedhjen e Presidentit dhe të shmangen paqartësitë institucionale në këtë proces.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More