KEDS njofton për punime, nesër disa fshatra të Suharekës mbesin disa orë pa furnizim me energji elektrike

28.02.2024

KEDS ka njoftuar se të enjtën më 29 shkurt do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në disa fshatra të Suharekës.

KEDS njofton për punime, nesër disa fshatra të Suharekës mbesin disa orë pa furnizim me energji elektrike Foto: Ilustrim

KEDS-i ka njoftuar se gjatë ditës së enjëte do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike prej orës 09:00 deri në orën 11:00 , raporton SuharekaOnline.

Nga NS 110/10 [kV] Theranda do të ndërprehet:

Dalja 10 [kV] Mamusha (kodi: 32000006) nga ora 09:00 deri ora 11:00 

Vendet: fshatrat: Leshan, Mamushë (një pjesë), Nepërbisht dhe Tërnje.

Arsyeja: Ndërprerje emergjente, përforcimi i rrjetit, eliminimi i rrezikut.