KEDS njofton për punime, nesër disa fshatra të Suharekës do të mbesin pa rrymë

12.09.2022

KEDS ka njoftuar se të martën, më 13 shtator në Komunën e Suharekës do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike. Gjatë ditës së martë në Komunën e Suharekës do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike nga ora 10:00 deri në 15:00, shkruan SuharekaOnline. Sipas KEDS-it, ndërprerja e energjisë elektrike do të bëhet për arsye të mirëmbajtjes […]

KEDS njofton për punime, nesër disa fshatra të Suharekës do të mbesin pa rrymë Foto: Ilustrim

KEDS ka njoftuar se të martën, më 13 shtator në Komunën e Suharekës do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike.

Gjatë ditës së martë në Komunën e Suharekës do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike nga ora 10:00 deri në 15:00, shkruan SuharekaOnline.

Sipas KEDS-it, ndërprerja e energjisë elektrike do të bëhet për arsye të mirëmbajtjes preventive (ndërrimi/përforcimi i shtyllave, shtrëngimi i përçuesve).

1. Nga NS 110/10[kV] Theranda do të ndërprehet: Dalja 10(kV) Peqani   (kodi: 32000007)  nga ora 10:00 deri 15:00.

Vendet: Fshatrat: Bllacë, Breshani, Duhël, Kastërc, Nishor, Peqan, Semetisht dhe Sllapuzhan.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive,  (ndërrimi/përforcimi i shtyllave, shtrëngimi i përçuesve).