KEDS njofton për punime në rrjet, nesër disa vende të Suharekës deri 7 orë pa rrymë
KEDS ka njoftuar se gjatë ditës së martë në disa vende të Komunës së Suharekës do të ketë ndërprerje të energjisë, raporton SuharekaOnline.
Foto: Ilustrim
SuharekaOnline raporton që ditën e martë nga ora 09:00 deri në ora 16:00 dhe nga ora 09:00 deri në ora 10:00 do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në disa vende të Suharekës njofton KEDS.
Punime në projekte investive
1.
Nga NS 110/10 [kV] Theranda do të ndërprehet:
Dalja 10[kV] Theranda (kodi: 32000016) prej orës 09:00 deri në ora 10:00.
Vendet: Rrugët: 560 Brigada 123, 563 Nëna Terezë, 570 Mulla Nura (një pjesë), 571 Garibaldi, 580 Vinston Çreçili (një pjesë), 582 Ismail Qemali, 583 Endrit Kavaja, 594 Hajdin Berisha, 595 Enver Bytyqi, Qendra Zejtare dhe një pjesë e Therandës.
Arsyeja: Projekte investive, punime në rrjet projekte investive, LOT 18.
2.
NS 110/10 [kV] Theranda
Nga Dalja 10[kV] Theranda do të ndërprehen nga ora 09:00 deri në ora 16:00
NS 10/0.4[kV] TS parku (Therande 6) (kodi: 32000016007)
Vendet: Një pjesë e rr. Brigada 123.
Arsyeja: Projekte investive, demontimi dhe instalimi i transformatorit brenda projektit, punime në projekte investive në LOT_18.
* * *