KEDS njofton për punime, këto vende të Suharekës nesër mbesin 4 orë pa rrymë

04.04.2024

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

KEDS njofton për punime, këto vende të Suharekës nesër mbesin 4 orë pa rrymë Foto: Ilustrim

KEDS ka njoftuar se nesër me 5 prill do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në Komunën e Suharekës.

Në njoftim bëhet e ditur se ndërprerja e energjisë elektrike do të jetë prej orës 10:00 deri më 14:00.

1.

Nga TS 110/10[kV] Therandë do të ndërprehet:

Dalja 10kV Peqani (kodi: 32000007) nga ora 10:00 deri 14:00

Vendet: Peqan,Sllapuzhan, Bllacë, Duhel,Nishor,Kosterrc,Breshanc,Semetisht,Gurthyesi Destani Peqan,N.T.P.Kroni Bllace.Pompat e benzinës Bes co.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive e daljes 10kV (shtrëngim i përçuesve, ndërrim i shtyllave/izolatorëve te dëmtuara).