Kapet me armë pa leje në Mushtisht, konfiskohet pushkë gjuetie
Një person është identifikuar dhe proceduar nga policia në fshatin Mushtisht të Suharekës, pasi është parë duke mbajtur armë pa leje.
Foto: Ilustrim
Sipas njoftimit të policisë, rasti është iniciuar pas pranimit të një video-incizimi ku i dyshuari shihej me armë.
Pas veprimeve hetimore, njësitet policore kanë arritur ta identifikojnë personin dhe gjatë kontrollit i është gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjuetie dy tytëshe.
Me urdhër të prokurorit, pas intervistimit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti vazhdon të trajtohet nga organet kompetente.
