1.
Kanosi policin me mjet të mprehtë nga vetura, arrestohet një person në Suharekë
25.05.2026
Një person është arrestuar në Suharekë pasi dyshohet se ka kanosur një zyrtar policor me një mjet të mprehtë.
Sipas raportit policor, rasti ka ndodhur më 24 maj 2026, rreth orës 16:05, në rrugën “Hajdin Berisha” në Suharekë, ku i dyshuari mashkull kosovar, nga vetura e tij, kishte kanosur një zyrtar policor.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti po hetohet nga organet kompetente.
