1.
Humb jetën në mënyrë tragjike 26-vjeçari në Delloc, dyshohet se u godit nga rrufeja
01.07.2026
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën malore të Suharekës, ku një 26-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur nga rrufeja.
Viktima me inicialet F.B. ka ndërruar jetë në zonën afër “Gurit të Dellocit”, ndërmjet bjeshkëve të Bukoshit dhe Dellocit.
Sipas informacioneve të para, i riu ndodhej në atë zonë kur ka ndodhur goditja nga rrufeja gjatë kushteve të pafavorshme atmosferike.
Ekipet emergjente dhe Policia kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa po vazhdojnë procedurat për dokumentimin dhe sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj tragjedie.
Ngjarja ka shkaktuar pikëllim te familjarët, banorët e zonës dhe gjithë komuniteti i Suharekës.
