Ekstradohet nga Kroacia në Kosovë 58-vjeçari I.E i dyshuar për mashtrim
Një 58-vjeçar, I.E, është ekstraduar nga Kroacia në Kosovë në bazë të një urdhër-arresti ndërkombëtar të lëshuar me kërkesë të Gjykatës Themelore në Prizren.
Sipas burimeve, ai kërkohej për veprën penale “mashtrim” dhe ishte ndaluar më herët nga autoritetet kroate, para se të realizohej transferimi i tij drejt Kosovës gjatë natës së 16 majit 2026, përmes Aeroportit “Adem Jashari” në Prishtinë.
Pas mbërritjes në vend, rreth orës 00:35, i ekstraduari është pranuar nga patrulla e Stacionit Policor në Suharekë dhe është shoqëruar menjëherë në ambientet e stacionit policor.
Me vendim të Prokurorit të Shtetit, ndaj tij është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh në Qendrën e Ndalimit në Suharekë.
Hetimet lidhur me rastin po vazhdojnë nga organet kompetente.Personat e përmendur në rast konsiderohen të pafajshëm deri në një vendim të formës së prerë nga gjykata.
