Banorët e Doberdelanit prej katër ditësh pa ujë të pijshëm

16.08.2026

Banorët e fshatit Doberdelan po përballen me mungesë të ujit të pijshëm prej katër ditësh.

Banorët e Doberdelanit prej katër ditësh pa ujë të pijshëm Foto: Ilustrim

Sipas një banori, i gjithë fshati ka mbetur pa ujë, ndërsa problemi ende nuk është zgjidhur. Ai thotë se vitin e kaluar është intervenuar me një bunar të ri, por tash problemi dyshohet se lidhet me një pajisje që ka mbetur brenda bunarit.

“Katër ditë jemi pa ujë të pijshëm. Në fshat nuk ka ujë fare. Vitin e kaluar kanë intervenuar me një bunar të ri, por po thonë se problemi është se ka mbetur një pajisje brenda. Duhet të intervenohet, të hiqet ajo dhe të vendoset një tjetër”, ka deklaruar banori.

Banorët kërkojnë që institucionet dhe përgjegjësit për furnizimin me ujë të ndërhyjnë sa më shpejt për të zgjidhur problemin, pasi mungesa e ujit po zgjat tashmë katër ditë.

Ata apelojnë për një zgjidhje urgjente dhe rikthimin e furnizimit me ujë të pijshëm në fshat.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More